“Jose Mourinho, 100 për qind trajner i Real Madridit”

Real Madrid tashmë po punon për rikthimin e Jose Mourinhos në stolin e bardhë.

Marketing

Eliminimet nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve dhe humbja e të gjitha shpresave në garën për titull në La Liga, kanë detyruar ‘Los Blancos’ të mendojnë për ndryshime të mëdha në klub nga sezoni i ri.

Këto ndryshime do të nisin nga stoli, ku besohet se drejtimi i skuadrës do t’i besohet sërish Jose Mourinho.

Gazeta britanike ‘The Telegraph’ shkruan se rikthimi i Jose Mourinhos te Real Madrid do të ndodh 100 për qind.

Jose Mourinho ka drejtuar për tri sezone Real Madridin në të kaluarën, ku ka arritur të fitojë një titull të La Ligas, dhe tri herë është kualifikuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve