Jose Mourinho befason me stilin e ri të flokëve

Jose Mourinho ka ndryshuar pamjen e tij gjatë pushimit dimëror, ku në disa fotografi të publikuar shihet se ai tani më është pa flok.

Marketing

Sipas pamjeve të reja duket se Mourinho ka vendosur të ndryshoj nga stili i tij i zakonshëm dhe të bëhet tullac.

Po ashtu fansat e futbollit kanë filluar të bëjnë shaka duke thënë se Mourinho është duke e kopjuar Pep Guardiolën.

Kurse më parë Mourinho ishte tallur me Guardiolën për humbjen e flokëve, ku kishte thënë “Nëse kënaqesh me atë që bën, nuk i humb flokët. Ai është tullac. Guardiola nuk e shijon futbollin”.