Joshua apo Ruiz? Wilder bën parashikim befasues

Deontay Wilder ka dhënë parashikimin e tij për meçin mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr.

Marketing

Sipas Wilder, Ruiz ka mundësi të mirë të fitojë sërish meçin kundër Joshua.

Wilder dhe Ruiz takohen të shtunën me fillim nga ora 21:30, sipas kohës sonë lokale.

“Unë me të vërtetë besoj se Andy do të shkojë atje dhe do të fitojë përsëri”, ka deklaruar Wilder.

“Kur shikoj meçin e parë dhe shoh disa gjëra si boksier, ka shumë flamuj të kuq që më alarmojnë”.

“Dhe nëse i njëjti mentalitet dhe vrull hyn në luftën e dytë, Andy Ruiz do të fitojë lehtësisht”.

“Unë do të preferoja që ai të fitonte, sepse jemi në të njëjtin stabël. Kur ai fiton, ne kemi mundësi për të unifikuar ndarjen”.

Marketing