Prokurorja speciale Elizabeta Josifovska për TV21 vërtetoi se ajo ka nënshkruar mendimin pozitiv që t’i kthehet pasaporta Kamçevit.

Ajo thotë se në mungesë të Janevës ajo ka qenë zëvendës e saj dhe se ka nënshkruar të gjithë dokumentet, për shkak se Janeva në atë kohë ka qenë në pushim. Ajo shtoi se mendimin pozitiv për pasaportën e Kamçevit ka qenë vendim i Janevës dhe se zëvendëse e saj ka qenë e obliguar ta nënshkruajë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mënyrë absolute nuk dyshova”, tha Josifovska.

Josifovska tha se deri në atë moment nuk ka pasur asnjë dyshim apo njohur se pas gjithë kësaj ka ndonjë krim.