JOVANOVSKA: Popullata në vend nuk dëshiron të punojë, as nuk kërkon punë

Drejtorja e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska, në koherencën e sotme deklaroi se pajtohet me qëndrimin e Bankës Botërore se popullata në Maqedoni nuk dëshiron të punojë dhe nuk kërkon punë.

Marketing

Jovanovska njoftoi se momentalisht të papunësuar në vend janë rreth 190.000 persona.

“Ballafaqohemi me probleme kur punëdhënësi kërkon fuqi punëtore. Kemi situata kur personat e ftuar të cilët janë paraqitur si të papunësuar nuk vijnë në Agjencinë për punësim, për shkak se nuk është e obligueshme, përkatësisht nuk janë të obliguar me ligj të vijnë”, tha Jovanovska.

Ajo gjithashtu shtoi se nga të gjithë të papunësuarit që të cilët thirren, vinë vetëm 30%, të cilët gjysma prej tyre shkojnë në intervistë tek punëdhënësit, ndërsa ata që shkojnë në intervistë, nuk i pranojnë kushtet, përkatësish nuk ju konvenon pozita, ndrimi dhe paga.

Jovanovska gjithashtu vuri në dukje se Agjencia për punësim përballet me problemin e mosbesimit të punëkërkuesve për arsye se punëdhënësit të cilët janë të detyruar me ligj të bëjnë shpallje, kanë gjetur më parë person për atë pozitë, ndërsa kur personat që kërkojnë punë i kontaktojnë, ata ju thonë se vendi i punës është zënë.

“Punojmë në këtë problem të krijohet një besim mes gjithë pjesëmarrësve në procesin e punësimit ku të gjithë duhet të jenë të sinqertë, edhe ne si Agjenci dhe punëdhënësit edhe personat që kërkojnë punë, për shkak se me të vërtetë duan të punësohen”, tha Jovanvoska.

Jovanvoska në konferencën e sotme theksoi se plani për vetëpunësim për vitin 2018 ka kaluar me sukses, përkatësisht me masat janë punësuar rreth 6500 persona prej të cilëve 53% janë të ri deri në moshën 29 vjeçare.

Marketing