Joveski: COVID-19 ka shtyrë disa veprime për lëndët e PSP-së

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdon të veprojë për lëndët e ndërmarra nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP), por për shkak të situatës së re të shkaktuar, disa veprime janë shtyrë ose nuk ndërmerren, deklaroi prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski.

Marketing

Në një intervistë për Televizionin Telma, duke u përgjigjur në pyetjen deri ku janë hetimet e ndërmarra nga PSP-ja, gjegjësisht për deklaratën e ish-shefes së PSP-së, Katica Janeva, e akuzuara e dytë në lëndën “Reket”, e cila në mbrojtjen e saj ka theksuar se lënda “Perandoria” është dorëzuar gati, prokurori publik Joveski deklaroi se nëse ato hetime do të përfundojnë, me siguri PSP-ja, do të sjell vendim përkatës për ato hetime.

“Pas marrjes së këtyre lëndëve të cilat ishin në procedurë parahetimore ose në hetimore, prokuroria i ndërmerr veprimet përkatëse, varësisht në cilën lëndë individualisht çfarë veprime është dashur të ndërmarrin. Sipas kësaj, nuk janë të sakta të dhënat se në këto lëndë nuk po veprohet. Ndoshta tani duke e pasur parasysh situatën e re të shkaktuar disa veprime shtyhen ose nuk ndërmerren në këtë kohë. Jam i bindur se për këto lëndë, prokurorët të cilët veprojnë i ndërmarrin veprimet”, ka thënë prokurori publik Lubomir Joveski.

Marketing