Joveski: Gruevski në mënyrë ilegale ka hyrë në Shqipëri

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevsi, territorin e Republikës së Maqedonisë nuk e ka lëshuar në cilindo vendkalim kufitar. Janë dëgjuar dhe dëshmitarë, por të mos dëmtoj procedurën parahetimore, detaje tjera nuk mund të zbuloj, thotë në një intervistë për MIA-n, prokurori shtetëror publik Ljubomir Joveski.

Marketing

“Prokuroria ka ndërmarrë një sërë masash për sigurimin e dëshmive, siç tani më kemi njoftuar. Janë kërkuar dëshmi me ndihmën ndërkombëtare nga organet përkatëse të Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi. Janë siguruar inçizimet nga kamerat e sigurisë të rrugëve, pikëpagesave rrugore, vendkalimeve kufitare, si dhe rreth shtëpisë të ish kryeministrit”, theksoi Joveski.

Prokuroria, siç shton ai, ka analizuar përmbajtjen e dëshmive, dhe njëkohësisht pritet të marin dëshmitë edhe nga Shqipëria.

“Prokuroria nuk vërteton nëse ka patur lëshime të disa institucioneve, por vallë ka veprime juridiko-penale nga disa persona për mundësinë e ikjes. Institucionet përkatëse, në suaza të organizimit të tyre të brendshëm, duhet të vërtetojnë se çfarë përgjegjësie ka patur në veprimin e tyre”, thotë Prokurori shtetëror publik.

Në lidhje me amnistinë e të akuzuarve për 27 prillin, Joveski thotë se ky është një veprim politik dhe nuk dëshiron ta komentojë.

“Nëse kjo varej prej meje dhe nga prokurori që meret me këtë lëndë, Villma Ruskovska, kjo nuk do të ndodhte. Mirëpo ky është vetëm një qëndrim i imi profesional, ndërsa Kuvendi gjatë sjelljes së ligjit ka vlerësuar disa rrethana tjera të cilat për mua nuk janë të njohura. Prokuroria në mënyrë profesionale do të veprojë deri në përfundimin e lëndës. Por më duhet të them se procedura për amnisti ka kontribuar edhe për sqarimin e disa veprave nga kjo ngjarje.

Deklaratat në sallë ishin surprizë për të gjithë, u thanë disa momente nga përgatitja e ngjarjeve më 27 prill. Kuptoj dëshpërimin e qytetarëve dhe reagimet e tyre, por përsëris se ky është një vendim politik. Prokuroria është e detyruar të zbatojë ligjin”, deklaroi Prokurori Shtetëror Lubomir Joveski në intervistë për MIA-n.

Marketing