Joveski: Nuk ka asnjë pengesë që Interpolit të publikojë urdhër arrest për Gruevskin

Unë besoj se nuk ka asnjë pengesë ligjore apo ndonjë pengesë tjetër për urdhër-arrest për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski të mos jetë i shpallur në listën e Interpolit, tha sot prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski.

“Së shpejti kjo gjendje do të zgjidhet. Për këtë është përgjegjëse prokurorja Vilma Ruskoska, si përparon në atë pjesë mua më është bërë e njohur, por besoj se nuk ka ndonjë pengesë ligjore apo ndonjë pengesë tjetër që të publikohet urdhër arresti në listën e Interpolit”, deklaroi Joveski, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se deri ku ka arritur procedura për urdhër arrestin e Gruevskit.

Në lidhje me atë se deri në fund të majit a do të ketë të akuzuar ose jo, Joveski tha se, në këtë fazë nuk mund të fletë për atë dhe se asgjë nuk dëshiron të paragjykojë.

“Në këtë moment mund të thuhet se procedura hetimore është nga fundi dhe pasi të përfundojë procedura hetimore do të dihet se çfarë vendimi do të merr Prokuroria Publike. A do të ngrit akuza ose Prokuroria do të sjellë ndonjë vendim tjetër të ngjashëm. Nuk dua të paragjykojë punët në këtë moment, vetëm mund të thuhet se ajo procedurë është në përfundim e sipër dhe në bazë të rezultateve dhe në bazë të rezultateve nga procedura e prokurorit publik do të sjellë vendim këshillues e cila do të bazohet në rezultatet e hetimeve paraprake”, tha Joveski pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim në mes Akademisë së Gjyqtarëve dhe prokurorëve me OSEBE-ODHIR.