Joveski: Orce Kamçev reketin prej 1.5 milion euro e ka dhënë kesh

Prokurori Publik Republikan, Ljubomir Joveski, në një intervistë për Gazetën e Pavarur, thotë se nuk do të kursehet asnjë person që ka kryer vepër penale. Ai zbulon disa detaje për hetimin e rastit më të ri “Reket”, për llogaritë e dëshmitarit biznesmen dhe për zgjerimin e hetimit.

Marketing

Ai nuk zbulon nëse do të përfshihen dhe deputetë në këtë hetim.

“Po, hetimi do të zgjerohet për të gjithë personat e involvuar në rastin konkret, si dhe për vepra të tjera penale nëse arrihet deri tek dëshmi të tilla. Në këtë moment nuk mund të thuhet nëse do të përfshihen deputetë, prokurorë apo persona tjerë. Veprojmë në mënyrë joselektive dhe veprën do ta hetojmë dhe zbardhim në përgjithësi. Askush që ka kryer vepër penale nuk do të kursehet”, thotë Joveski.

Ai sqaron se në çfarë mënyre është dhënë reketi 1.5 milion euro, të holla të cilat siç thuhet, i kanë marë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski nga Orce Kamçev.

“Paratë janë dhënë në dorë në dy këste. Prokuroria që në procedurën parahetimore ka vërtetuar mënyrën e llogarive nga të cilat janë siguruar të hollat. Që të mos dëmtohet procedura, detaje tjera nuk do të zbuloja. Por, kur të krijohen kushte, opinioni do të njoftohet me mënyrën se si janë kryer veprat penale në këtë lëndë”, thotë Joveski.

Ndryshe, të dyshuarit në rastin “reket” Bojan Jovanovski dhe Goran Milevski morën nga 30 ditë paraburgim dhe gjenden në burgun e Shutkës.

Marketing