Joveski: Prokuroria ka kapacitet t’i marrë lëndët e PSP-së

Pranim-dorëzimi i lëndëve nga PSP-ja në Prokurorinë Publike shtetërore do të bëhet lëndë pas lënde, kumtoi prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski.

Marketing

Për Tv Sitel thotë se nuk pret që procesi të zgjas dhe se Prokuroria ka kapacitetet t’i ndërmarrë dhe të veprojë në mënyrë përkatëse me lëndët.

“Pranim-dorëzimi do të bëhet lëndë pas lënde. Nuk pres procesi të zgjasë, ndërsa prokuroria ka kapacitet t’i ndërmarrë dhe të veprojë në mënyrë përkatëse me lëndët”, thotë Joveski.

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje pranoi t’i ndërmerr në kompetencë dhe procedim të mëtutjeshëm lëndët e PSP-së, përderisa në Kuvend vazhdojnë negociatat mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për prokurorinë publike. .

Marketing