Joveski: Shkrimet në “La Verita” janë spekulim i pastër

Prokurori shtetëror Ljubomir Joveski në deklaratë për MEDIAL-n i karakterizoi si spekulim të pastër shkrimet që i ka publikuar gazeta italiane “La Verita” lidhur me transferin prej 750.000 euro të Lidhjes ndërkombëtare dhe veprimin e prokurores, Vilma Ruskovska.

Marketing

Sipas Joveskit, në periudhën për të cilën shkruan gazeta, Ruskovska nuk ka qenë kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ky është spekulim i pastër, pasi në atë periudhë as Ruskovska nuk ka qenë kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, as nuk ka të vërtetë në atë se kush dhe si është paraqitur dhe për çka është paraqitur”, deklaroi për MEDIAL-n Joveski.

“La Verita” në tekstin e gazetarit Laris Gajser publikoi se “arrestimi i Frosina Remenskit duket amortizim i rëndësishëm, me të cilin kryeministri Zoran Zaev po tenton edhe një herë të shpëtojë nga përgjegjësia penale”.

“Gjatë hetimit tonë, morëm konfirmim se Drejtoria për zbulim financiar (DZF), duke dyshuar në disa veprime joligjore gjatë transferit të parave të Slijan Micevskit, e ka ngrirë pagesën prej 750.000 euro të kryer në dobi të Liljana Todorovskës. Duke i respektuar procedurat ligjore, DZF për veprën potenciale penale në mënyrë të rregullt e ka njoftuar Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në krye të së cilës është Vilma Ruskovska. Ajo atëherë e ka pasur plotë të drejtë të përcaktojë paraburgim në kohë të pacaktuar dhe të fillojë hetimi”, ka shkruar gazeta italiane.

Marketing