Joveski: Shoferi i autobusit është kërcënuar me jetë, edhe ai është viktimë e tragjedisë

Prokurori Publik, Lubomir Joveski, ka konfirmuar informacionet se shoferi i autobusit “Durmo turs”, që u rrokullis në Llaskarcë, ka marrë kërcënime për jetë e tij.
Ai ka bërë apel që të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe se ende nuk është konfirmuar përgjegjësia për aksidentin tragjik.

Marketing

“Ekziston njohuri e tillë në prokurori, do të kisha apeluar që në këtë pjesë të respektohet prezumimi i pafajësisë. Në këtë moment prokuroria nuk mund ta thotë se kush është fajtori. Janë duke u grumbulluar provat, dokumentet në pjesën e përgjegjësisë dhe në atë moment kur do të sigurohet ekspertiza në pjesën e autobusit, Prokuroria do të sjellë vendim”, tha Joveski.

Ata kanë apeluar që të respektohet privatësia e shoferit, duke shtuar se është duke u ndjekur në vazhdimësi.
“Po shkelet privatësia e tij, edhe ai është viktimë në atë aksident”, kanë thënë nga Prokuroria.

Marketing