“Ju bëri magji Tuna!” Fansat zbulojnë detaje nga ndarja e Robertit dhe Norës

Një ditë pas ndarjes së bujshme të dy këngëtarëve Robert Berisha dhe Nora Istrefi, njerëzit kanë nisur një boom komentesh në rrjetet sociale.

Marketing

Në postimin e bërë nga vetë Roberti, ku me anë të një deklarate bëri publike ndarjen nga partnerja e tij prej 13 vitesh, janë bërë qindra komente.

Një prej tyre akuzon këngëtaren Tuna se i ka bërë magji çiftit Berisha, për shkak të konfliktit që ka pasur mes vajzave. Një tjetër shkruan se përse e ka kaq të lehtë t’i japi fund një marrëdhënieje kaq të gjatë.

Por ka edhe nga ata të cilët e pyesin këngëtarin se çfarë ka ndërmend të bëjë tani me tatuazhin, të cilin ia dedikoi ish-gruas së tij.

Të dielën, Robert Berisha publikoi një foto me Nora Istrefin dhe të bijën dhe krahas saj deklaroi se ai dhe këngëtarja nuk janë më bashkë. Nga ana e Norës nuk ka pasur asnjë reagim publik.

Marketing