Jug: Nuk kam dashur ta vras Zaevin

I akuzuari Igor Jug, në replikën e tij të deklaratës së djeshme të prokurores Vilma Ruskoska, të dhënë në fund të fjalëve përfundimtare në lëndën “27 prilli”, sot ka reaguar se “nuk është e saktë ajo që e tha prokurorja Ruskoska se kam dashur ta vras Zoran Zaevin, dhe se për atë nuk duhet guxim”, njofton Koha.

Marketing

“Edhe vetë Zaev, kur ka dëshmuar, e pyeta nëse është i sigurt se unë kam dashur ta vras, ndërsa ai tha se ajo është vetëm supozim”, potencon Jug, transmeton Koha.

I akuzuari Vilijam Mihajlovski tha se i vjen keq që nuk është këtu e pranishme prokurorja Ruskoska, por me siguri, tha ai, me arsye mungon nëse ka mbetur deri vonë natën te “Bubamara e artë”.

Mihajlovski para gjykatës tha se informatën për lidhjet farefisnore mes vëllezërve Mihail dhe Stefan Mlladenovski me të akuzuarin Kole Shterjov, e ka kuptuar nga Mihail.

Marketing