Jugohromi ndërpret punën për vendosjen e filtrave, del në shitje

Kombinati Jugohrom ndërpret të gjitha punimet në drejtim të vënies së filtrave. Siç njoftuan drejtuesit e fabrikës, ata madje kanë refuzuar edhe kredinë e miratuar nga Banka Maqedonase për Zhvillim në lartësi prej 1.5 milion euro, që u dedikua për vënien e filtrave, raporton Alsat-M.

Marketing

Qëllimi i refuzimit të kredisë së miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se, kjo firmë, tanimë nuk mendon për zhvillimin e saj, gjegjësisht për vendosjen e filtrave por për diçka tjetër, nxjerrjen e saj në treg dhe kërkimin e një pronari të ri”.

Ngecjen e aktiviteteve për ndërtimin e filtrave e konfirmoi edhe kreu i Sindikatës së punëtorëve të kombinatit Jugohrom, Bajram Amiti.

“Momentalisht kjo punë ka stagnuar. Qeveria e ndau kredinë që na pati premtuar se do e ndaj mirëpo tani pronari nuk e ka pranuar atë kredi dhe për momentin punët janë ndal dhe nuk ka asnjë lloj lëvizje. Gjithashtu tani kërkohet edhe investitor, pronari ka interesim për ta shitur”, deklaroi Bajram Amiti, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.
Nga organizata EcoGuerilla, këmbëngulin se para shitjes së Kombinatit, drejtuesit e tij duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet dhe ndotjen e ajrit që kanë shkaktuar, ndërkohë nga blerësit e ri, kërkojnë që fillimisht t`i plotësojnë standardet ekologjike, dhe pastaj të startojnë me punë.

“Para se të del në shitje, duhet që prokuroria publike të ngre padi kundër menaxhmentit të Jugohromit për mashtrimet që kanë bë gjatë gjithë kohës, blerjes së kohës dhe helmimit që i kanë bë rajonit të Pollogut gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe çfarëdo blerësi i ri, nuk do të guxoj të fillojë me punë para se të plotësohen standardet”, tha Arianit Xhaferi. EcoGuerilla

Ndërkohë, i pyetur për fatin e mëtejmë të Jugohromit, ministri Bekteshi vetëm se ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të Qeverisë, se jo vetëm Jugohromi, por çdo fabrikë e këtij lloji, nuk do të lejohet të punojë pa plotësimin e kritereve ekologjike.

Marketing