Junker: Një grua në krye të Komisionit Evropian

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker deklaroi se është “koha që një grua të jetë në krye të Komisionit Evropian”.

Marketing

Ai thotë se burrat tani më e kanë shfrytëzuar “shansin e tyre”, duke e pasur parasysh atë se nga formimi i KE-së në vitin 1958 të gjithë kryetarët kanë qenë burra.

Deklarata e Junkerit është në kontekst të raportimeve mediatike, sipas të cilave politikania daneze Margrete Vestager është në zgjedhjen më të ngushtë për kryetare të re të KE-së.
Vestager, e cila i takon Lidhjes së liberalëve dhe demokratëve për Evropë (ALDE), grupi i katërt sipas madhësisë në Parlamentin Evropian, gjithashtu, u angazhua për barazi gjinore.
“Shumë kohë më parë është dashur të ketë grua për shefe të Komisionit Evropian”, ka thënë eurokomisarja në konkurrencë Vestager.

Përzgjedhja e kryetarit të KE-së varet nga rezultatet e zgjedhjes për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen nga data 23 deri më 26 maj. Kryetar i ri i Komisionit do të jetë nga grupacioni i cili do të marrë më së shumti vota.

Marketing