Juristi i Qendrës Sociale në Manastir: Drejtoresha e sapoardhur më shkarkoi nga detyra vetëm pse jam shqiptar?!

Gazal Metliku ka nëntë vite që punon në Qendrën për Punë Sociale në Manastir. Ai periudhën e fundit ishte udhëheqës i Njësisë për shërbimet për mbrojtje sociale, por këto ditë ka marrë njoftimin nga drejtoresha e re e këtij institucioni se shkarkohet nga kjo detyrë. Metliku thotë për INA se ky shkarkim është tendencioz dhe mund të kuptohet se u bë vetëm pse jam shqiptarë.
“Më 22 gusht 2019 e ndërruan drejtorin dhe erdhi një drejtore e re si ushtruese detyre. Derisa isha në pushim më lajmëruan se jam i shkarkuar nga pozicioni që kisha. Aty ka disa udhëheqës njësie, dhe vetëm mua më shkarkoi. Arsyen nuk e ka bërë të ditur. Unë mendoj se kjo është bërë në mënyrë tendencioze”, thotë për INA, Gazal Metliku.

Marketing

Ai shqetësimin e tij ka përcjellë edhe përmes rrjeteve sociale duke shkruar:Hem shqiptar hem rakovoditel në Manastir nuk e anë!! Edhe pse jemi në koalicion , në Manastir nuk vlen. Jam anëtar dhe simpatizant i flaktë i bdi – isë që nga jeta studentore.Unë, mendoj se jam i shkarkuar në mënyrë tendencioze, qëllimi i vetëm është se jam shqiptar!. Në Qendrën sociale në Manastir janë të punësuar katër kuadro shqiptare nga gjithsejt 70 administratorë. (INA)

Marketing