Justin Bieber dhe Arianna Grande do bashkëpunojnë për një projekt muzikor.

Përgjatë ditës së djeshme dyshja të cilët ndajnë të njëjtin menaxher Arianna Grande dhe Justin Bieber njoftuan se do vijnë me një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Por fillimisht nuk u dit se në çfarë projekti do shohim dyshen, këngëtarët njoftuan se janë duke punuar në një duet muzikor.

Grande dhe Bieber bën të ditur se kënga e titulluar ‘Stuck with u’ do të publikohet më 8 maj dhe të gjitha të ardhurat do ndahen për fëmijët me nevojë në këtë pandemi.