JUSUF VEJSELI, mjeku që bëri mrekulli,për herë të parë pa operim shëroi pacientin me cistë në pankreas!

Për herë të parë në Maqedoni, subspecialisti i njohur i mjekësisë interne, gastroenterohepatologu dr.Jusuf Vejseli me sukses te madh duke lënë anash ndërhyrjen kirurgjike ka shëruar një sëmundje të rrëndë të pankreasit vetëm përmes drenazhës endoskopike ose Cistogastrostoma.

Marketing

Pacienti A.A 64 vjecar nga Gostivari i etnisë maqedonase i mbushen sytë me lot duke ia dhënë dorën dr. Jusuf Vejselit për tu përshëndetur. “Ju falemenderit zoti doktor për të gjitha që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë për mua”.

Pacienti A.A nga Gostivari në fund të muajit korrik të vitit 2018-të e ka me të vërtetë të qartë se në repartin e gatstroenterahepatologjisë të spitalit “8 –shtatori” në Shkup i është shpëtuar jeta, pa intervenim kirurgjik, por me metodën më të re invazive të cilën për herë të parë e realizoi me sukses në Maqedoni, subspecialisti i njohuri i mjekësisë interne, Jusuf Vejseli –shef i departamentit të gastroenterohepatologjisë në Ish spitalin Ushtarak në Shkup.

Kjo është dhurata më e mirë në jetë, që mund ta imagjinonte pacienti AA nga Gostivari në moshën 64 vjecare, raporton ekskluzivisht portali AMERIKA-RADIO me seli në Shkup.

“ Kam lindur edhe një here në jetë. Dua ta falemenderoj doktor Jusufin nga toka deri në qiell”, shprehet me shumë emocione pacienti nga Gostivari, A.A

Ndodh shpeshherë që mjekët maqedonasë u shpëtojnë jetën shqiptarëve. Në rastin tonë ka qenë një mjek shqiptar që ka bërë ndërhyrjen e suksesshme internistike -invazive e cila është kurorëzuar me shpëtimin e jetës së një qytetari të etnisë maqedonase.

Ne fillim te muajit korrik, pacienti A.A 64 nga Gostivari ishte sjellë në spital me autoambulancë, për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme të barkut, humbje peshe,fryrje të barkut dhe blokadë të kanalit të tëmthit.

Mjeku Jusufi i kishte bërë kontrollimin me ultrazë.

“Menjëherë intervenim në spital” kishte qenë udhëzimi i dr. Jusufit urgjent dhe shpëtimtar.

Sepse “intervenimi më vonë mund të bëhej vonë”, konstaton më vonë dr. Vejseli .

“Diçka e tillë është shumë e rrallë”, fillon bisedën me ne, mjeku Jusuf Vejseli për të sqaruar në detale të gjithë intervenimin.

Mjeku, Jusuf Vejseli ekskluzivisht flet për portalin AMERIKA-RADIO se ndjehet krenar që ka kryer me sukses këtë intervenim, ndërsa pacienti pas 48 orëve është lëshuar në shtëpi, shëndosh dhe mirë.

Mjeku Vejseli thotë se bëhej fjalë për dukurin e “PSEUDOCISTËS” e cila është gjetur në trupin e pankreasit në madhësi prej 8 cm, e cila eshte si rezultat e ndezjes se shpeshte te pankreasit.

Marketing