Juventusi është ankuar përsëri në Gjykatën e Apelit pasi që atyre iu mor Scudetto e sezonit 2005-06 nga Interi vetëm disa ditë para “Derby d’Italia”

Juves i ishte revokuar titulli për shkak të rolit të tyre në skandalin e Calciopolit më 2006, para se ai t’i jepet Interit.

Bardhezinjtë janë përpjekur dhe kanë dështuar në përpjekjen e tyre të fundit që këtë titull t’ia marrin Nerazzurrii.

Megjithatë, të hënën është konfirmuar që Zonja e Vjetër ka prezantuar një apel të ri para CONI-it, gjykatës apo tribunalit të sportit në Itali.

Ky zhvillim erdhi kur kanë mbetur një javë e më pak kur dy klubet do të përballen në “Derby d’Italia”.

evn