Juve “arkëton” 3 pikë, Napoli -1 pikë

Skuadra e Juventus e fiton me rezultat zyrtar 3:0 përballjen me Napolin, e cila nuk ishte zhvilluar më 4 tetor, shkaku i mos paraqitjes në fushë të skuadrës mysafire.

Marketing

Mysafirët nuk ishin paraqitur në fushë, pasi nuk ishin të lejuar të udhëtonin drejt Torinos nga prefektuara e Napolit, që kishte detyruar izolimin e skuadrës së drejtuar nga Xhenaro Gatuso.

Pavarësisht se dihej se Napoli nuk do të udhëtonte shkaku i urdhrave të prera, Federata e Futbollit të Italisë nuk kishte anuluar ndeshjen, me Juventusin që ishte paraqitur në fushë. Vendimi për rezultatin e kësaj ndeshje kishte përfunduar në Gjykatën Sportive, e cila sot ka vendosur në favor të Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ e fiton 3:0 ndeshjen, ndërsa Napoli penalizohet me minus një pikë, shkaku i mos paraqitjes në atë ndeshje.