Juve dhe Real në garë për Kante

Juventus dhe Real Madrid kanë hyrë në garë për shërbimet e mesfushorit të Chelsea, N’Golo Kante.

Marketing

Ndryshimi i rolit të francezit në Stamofrd Bridge ka bërë që skuadrat “të dalin në gjah” për të, shkruan Le10Sport.
Paris Saint-Germain thuhet poashtu se është e interesuar për të, por që ata në këtë garë mbesin të tretët pas Juves dhe Realit.

Me gjithë ndryshimin e rolit të Kantes, raportohet se një lëvizje e tij që aty nuk është e lidhur direkt me marrëdhënien e tij me trajnerin Maurizio Sarri.

Marketing