Juve, Dibala dhe 100 mln euro për Nejmarin

Juventus po kërkonte të sillte Nejmarin në Torino gjatë merkatos së verës dhe tani lajmi është konfirmuar si I vërtetë, por ky operacion nuk u realizua, për shkak të kostove të larta financiare. “BBC” ka zbuluar se Juventus u paraqit tek PSZH dhe ofroi kartonin e Paulo Dibalas, si dhe 100 milionë euro të tjera, për të marrë shërbimet e brazilianit. Këtë ofertë klubi francez nuk e ka pranuar, duke kërkuar shifra më të larta dhe operacioni ra poshtë menjëherë. “Nuk është e mundur”, me këto fjalë drejtori sportiv, Fabio Paratici hodhi poshtë një tjetër lëvizje të bujshme drejt Italisë.

Marketing
Marketing