Juve e shkatërron Udinesen pa Ronaldon, sinjale Atleticos

Juventusi e ka shkatërruar Udinesen në “Allianz Stadium”, duke i dërguar sinjale Atletico Madridit se janë gati për një natë të zjarrtë në Torino.

“Zonja e Vjetër” e nisi takimin pa shumë lojtarë të formacionit të parë, edhe para Cristiano Ronaldon, që u lanë për t’u pushuar për ndeshjen e së martës në Champions League me Juventusin, raporton Gazeta Express.

Por, s’ka problem, aty ishte talenti 19-vjeçar, Moise Kean, qe shënoi dy golat e parë të Zonjës së Vjetër, në minutën e 11’ dhe 39’, për rezultatet 1-0 dhe 2-0.
Në pjesën e dytë, Juve shënoi edhe dy gola të shpejtë.
Fillimisht, për 3-0 shënoi Emre Can nga penalltia në minutën e 67’.

Katër minuta më pas, Matuidi realizoi për 4-0 dhe u largua nga loja.

Allegri inkuadroi Dybalan, për ta pushuar Matuidin për ndeshjen e së martës me Juventusin.
Deri në fund të takimit, u shënuan vetëm edhe një gol, nga mysafirët, sa për statistika. Kevin Lasagna shënoi në minutën e 84’ për rezultatin përfundimtar 4-1.

evn