Juve edhe më pranë titullit, e fiton derbin kundër Lazios falë golave të Ronaldos

Juventus ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 34-të, duke e mposhtur Lazion 2:1 në ‘Allianz Stadium’, të hënën mbrëma.

Marketing

Të tri golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë.

Cristiano Ronaldo shënoi të dy golat për skuadrën e Sarrit. Portugezi fillimisht realizoi në minutën e 51′, nga penalltia.

Në minutën e 54′, Ronaldo shënoi golin e dytë, për 2:0.

Lazio arriti të rikthehet në lojë, kur Ciro Immobile u tregua i saktë nga penalltia në minutën 83′, për 2:1.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar, me Juventusin që merr tre pikë tepër të rëndësishme.

Juventus tani numëron 80 pikë, tetë më shumë se Inter.

Marketing