Juve ka gati “kartën” për të rikthyer Pogban, pritet betejë me Realin e Madridit

Merkatoja e verës pritet të jetë një nga më interesantet viteve të fundit.

Marketing

Shumica e klubeve tashmë kanë vënë në radar futbollistët që dëshirojnë t’i kenë në radhët e veta, teksa po përgatiten për ofertat në drejtim të ekipeve respektive.

Padyshim se kampioni aktual italian, Juventusi, do të jetë një nga skuadrat më aktive, me Ronaldon që po përflitet si largim i mundshëm dhe me Pogban e Icardin si transfere potenciale.

Madje, për të arritur te francezi, Juventusi është i gatshëm të heqë dorë edhe nga përforcimi i verës së kaluar, Matthijs de Ligt, që duket se nuk arriti ta gjejë veten në futbollin italian. “Zonja e Vjetër” po kërkon shkëmbim kokë më kokë mes Pogbas e De Ligt, teksa United dëshiron plus para “cash”, gjegjësisht 30 milionë euro.

Por, bianconerëve do t’u duhet të përballen me galaktikët. Real Madridi është i interesuar për të nënshkruar me të dy lojtarët, për ta plotësuar boshllëkun në ekip, andaj edhe do të mundohet që t’ua shkatërrojë matematikat të dyja skuadrave.