Juventus dëshiron t’ia shesë një mbrojtës Barcelonës

Një marrëveshje transferimi mes Juventusit dhe Barcelonës mund të arrihet këtë afat kalimtar.

Marketing

Është mbrojtësi Daniele Rugani, i cili mund të largohet nga kampionët e Italisë, për një aventurë të re në La Liga.

25 vjeçari që ka humbur minutat te Juventus, është kërkuar këtë verë nga Roma dhe Monaco, por që të dy skuadrat kanë zvogëluar interesimin për të.

Tuttosport pretendon drejtues të Juventus kanë udhëtuar në Barcelonë për të diskutuar transferimin e mundshëm të Ruganit.

Barcelona ka tentuar transferimin e Ruganit edhe në vitin 2018, por ofertat ishin refuzuar, sepse Juventus besonte se italiani do të ishte zëvendësues i denjë i Andrea Barzagli.