Juventus dhe Lyon në garë për shërbimet e Giroud

Olivier Giroud me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea qysh në merkaton e janarit.

Marketing

‘Calciomercato’ shkruan se Juventus dhe Lyon janë në garë direkte për shërbimet e yllit të Chelsea, Giroud.

Reprezentuesi francez dhe fituesi i Kupës së Botës nuk ka gjetur minutat e tij nën urdhrat e Frank Lampard.

Ai do të lejohet që të largohet nga ‘Stamford Bridge’ me t’u hapur merkatoja e dimrit.

Ai mund të bashkohet me ish trajnerin e tij Maurizio Sarri, tek Juventus, nëse skuadra arrin marrëveshje me ‘Blutë’.

Por, në garë për Giroud është edhe skuadra nga Franca, Olympique Lyon.

Marketing