Juventus merr lajme të mira përpara takimit ndaj Milanit, në tavolinë kualifikimi në LK

18:45 | 5 Maj 2021

Marketing

Federico Chiesa dhe Alvaro Morata janë kthyer në stërvitje të plotë me Juventusin dhe pritet të fillojnë kundër Milanit këtë fundjavë.

Bianconeri dhe Rossoneri do të përballen me njëra tjetrën për xhiron e radhës në Serie A, ndeshje që mund të vendosë shumëçka mbi Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Sipas raporteve të fundit nga Football Italia, Chiesa dhe Morata po kryejnë më shumë seanca stërvitore dhe pritet të jenë të gatshëm të startojnë këtë fundjavë.

Dyshja mungoi në fitoren 2-1 ndaj Udineses, pasi patën probleme me muskuj.

Milani do të luajë edhe me Atalantan për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, derisa Juventus ka një orar më të lehtë./Lajmi.net/

Marketing