Juventus – Milan luhet pa tifozë?

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Italisë mund të luhet pa tifozë.

Marketing

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, ndërmjet Juventus dhe Milan, mund të luhet pa tifozë.

Coronavirusi është shkaku që mund të nxit këtë. Ky virus ka përhapur frikë të madhe nëpër botë, sidomos në Itali, ku janë prekur mbi 1100 persona dhe mbi 39 viktima.

Si pasojë, ndeshja mes Juve dhe Milan mund të luhet pa praninë e tifozëve.

Sonte do të mbahet një takim në Piemont, dhe nëse arrihet dakordimi, ndeshja do të luhet me dyert e mbyllura.

Tifozët duhet të presin për më të rejat, pasi situata është alarmante.

Por, ‘La Stampa’ shkruan se vendimi është marë dhe ndeshja do të luhet pa tifozë. Mbetet të shihet cili do të jetë njoftimi zyrtar.

Marketing