Juventus e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e 14-të në Serie A.

“Zonja e vjetër” në udhëtim e ka mposhtur skuadrën e Fiorentinës, me rezultatin 0:3

Serinë e golave ne këtë takim e hapi Rodrigo Bentancur, në minutën e 31’ të takimit, gol ky që ishte i vetmi për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, “biankonerët realizuan edhe dy herë, me anë të Chiellinit dhe Cristiano Ronaldos.

Giorgio Chiellini realizoi për 2:0 dhe për qetësinë e skuadrës në minutën e 71’, kurse në minutën e 79’, penalltinë e konkretizoi në gol Cristiano Ronaldo.

Juventus me këtë fitore grumbullon 40 pikë pas 14 xhirove të luajtura, dhe ka 11 pikë më shumë se Napoli që është në pozitën e dytë.