Juventus pa Ronaldon rikthehet në krye të tabelës

Juventusi ka mposhtur Brescian me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Serie A.

Marketing

Për mysafirët u komplikuan gjërat qysh në fillim, kur Aye u ndëshkua me të kuq.

Golin e parë për Juventusin e shënoi Dybala në minutën e 38-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Cuadrado në minutën e 75-të të ndeshjes.

Në këtë ndeshje nuk ishte Ronaldo, por u rikthye nga dëmtimi Chiellini.

Juve është në vednin e parë me 57 pikë, tri më shumë se Interi që sonte luan me Lazion.

Marketing