Juventusi bën dy super-transferime

y emra të rinj dhe shumë të talentuar mund t’i bashkohen Juventusit në verën e vitit 2019.

‘Bianconerët’ që kanë dominuar Italianë në shtatë vitet e fundit, po punojnë në ndërtimin e skuadrës së ardhshme, me të cilën do të tentojnë të vazhdojnë këtë ritëm të sukseseve.

Mediet në Itali raportojnë se Juventus po kërkon transferimin italianit të ri, Sandro Tonali, dhe anëtarit të Lyon, Tanguy Ndombele.

18 vjeçari Tonali i cili paraqitet në radhët e Brescia në Serie B, cilësohet si ‘Andrea Pirlo’ i ri i futbollit italian, një futbollist me perspektiv që Juventus dëshiron ta ketë në radhët e veta.

Emri tjetër është Tanguy Ndombele, 22 vjeçari i Lyonit i cili në vitin 2018 ka zhvilluar katër ndeshje për ekipin kombëtar të Francës.

evn