Juventusi dhe Manchesteri po punojnë për një shkëmbim të bujshëm

Juventus është përgatitur të ofrojë Paulo Dybala si mjet shkëmbimi për të marrë Paul Pogba, të cilin Manchester United e vlerëson 160 milionë euro. Sulmuesi argjentinas, me vlerë 100 milionë euro, është aktivizuar vetëm një herë nga Allegri si titullar, pas ardhjes së Cristiano Ronaldo nga Real Madrid dhe sipas “Mirror”, ai mund të shkojë te Manchester United që në janarin e ardhshëm, pikërisht me synimin për të kthyer francezin Pogba në Torino.

Marketing

Juventus u përpoq të merrte Pogba edhe gjatë merkatos së verës, bazuar edhe te dëshira e futbollistit, por Mourinho tha “jo”. Gjithsesi, trajneri portugez ka pasur përplasje me Mourinho dhe ky i fundit mund të pranojë shkëmbimin me 24-vjeçarin Pogba, teksa Juventus do të shkojë edhe rreth 40 milionë euro. Pra oferta do të jetë 40 milionë euro+Dybala për të marrë Pogba. Përgjigja i takon “djajve”.

Marketing