Juventusi dhe Roma arrijnë marrëveshje për shkëmbim lojtarësh

Dy klubet italiane do të bëjnë një ndërrim të futbollistëve.
Juventusi dhe Roma janë marrë vesh për të realizuar një shkëmbim mes mbrojtësve Leonardo Spinazzola dhe Luca Pellegrini.

Marketing

I pari iu bashkua Juventusit verën e kaluar dhe gjeti hapësirë pas muajit janar, por nuk shihet si titullar nga Sarri, ndaj do të pëlqente një kalim në kryeqytet, ku mund të shndërrohet në një lider në formacionin e Fonsecës.
Nga ana tjetër, Pellegrini është pjesë e akademisë së Romës, e sezonin e fundit ka luajtur në huazim te Cagliari ku ka treguar paraqitje të mira dhe te Juve shpresojnë që ai do të përparojë që në të ardhmen të ketë jetë titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas mediave italiane, negociatat janë në një fazë të avancuar tashmë, pasi klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre dhe tani po diskutohet me futbollistët dhe menaxherët përkatës, para se të vijë te zyrtarizimi./KosovaPress/

Marketing