Juventusi fiton falë Dybalas

Paulo Dybala e jo Cristiano Ronaldo, është shpëtimtari i Juventusit – të paktën kundër Bolognas.

Marketing

Juventusi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Bologna, duke triumfuar 1-0 me golin e shënuar nga Paulo Dybala në pjesën e dytë, shkruan Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo ishte nga minuta e parë në fushë, por ai, së bashku me shokët e skuadrës, nuk arritën të shënojnë deri në minutën e 67’, kur gjeti golin Paulo Dybala, pas vetëm 8 minutave në fushë – pasi u la në stol fillimisht.
Juve, me këtë fitore, e ka blinduar pozitën e parë me 69 pikë, 16 më shumë se Napoli.

Marketing