Juventusi i pandalshëm, kalon Romën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Juventusi e ka kaluar me lehtësi Romën, duke e mposhtur 3:1 në kuadër të çerekfinales të Kupës së Italisë.

Marketing

Ndeshja u vendos në pjesën e parë, falë golit të jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldo (26’), Rodrigo Bentacur (38’) dhe Leonardo Bonucci (45+2’).

Goditja e Cengiz Under e cila u devijua në rrjetë nga Buffon (50’), ishte krejt çka bën mysafirët këtë takim.
Skuadra e Maurizio Sarri kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, aty ku e pret fituesin e ndeshjes Milan – Torino.