Juventusi, në partneritet me Adidas, e ka prezantuar fanellën e re për sezonin 2019-20, e cila ka marrë një pamje krejt tjetër, pasi i janë hequr vijat bardhezi.

Fanella, me të cilën Juve luan si vendas sezonin e ardhshëm, u zbulua online muaj më parë, duke nxitur edhe zemërim edhe gëzim në mesin e tifozëve të kampionit italian, për mënyrën sesi janë hequr vijat tradicionale, transmeton Gazeta Express.

Fanella e re do ta ketë një vijë rozë në mes, e cila i ndan të bardhen me të zezën.

Raportohet se arsyeja përse ky dizajn i ri u bë erdhi pas një hulumtimi që tregon se vijat bardhezi ua kujtojnë gjyqtarin amerikanëve.