Juventusi lehtësisht mposht Udinesen

Juventusi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Udinese, duke e mposhtur me rezultat bindës 4 – 1.

Marketing

“Zonja e Vjetër” dominoi nga minuta e parë dhe me plotë meritë arkëtoi pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Ishte ylli portugez Cristiano Ronaldo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Federico Chiesa pas asistimit të Ronaldos dyfishoi rezultatin (49′).

Kurse, për golin e tretë u përkujdes përsëri Ronaldo që pas asistimit të Bentacur shënoi për 3 – 0.

E tëra që arriti të bënte Udinese ishte goli i nderit i realizuar nga Zeeglaar (90+1), por në fund të ndeshjes doli sulmuesi Paulo Dybala që vulosi fitoren (90+4).

Pas kësaj fitore, Juventuri ngritët në koutën e 27 pikëve në pozitën e pestë, derisa Udinese në vendin e 13-të me 15 sosh.