Juventusi e ka fituar derbin e xhiros së dytë në Serie A, duke e mundur Lazion me rezultat 2:0 në ‘Allianz Arena’.

Kampionët në fuqi të Serie A, e kanë nisur mirë sezonin e ri duke arkëtuar edhe fitoren e dytë.Ishte Lazio skuadra e radhës që pësoi nga Juventusi.

Miralem Pjanic me një gol të bukur në minutën e 30’, shënoi për epërsinë 1:0.Golin e dytë dhe të rezultatit përfunduar e shënoi sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, në minutën e 75’ të ndeshjes.Në xhiron e tretë Juventusi udhëton te Parma, ndërsa Lazio pret në ‘Olimpico’ skuadrën e Frosinone.