Juventusi vazhdon me fitore, por humb dy lojtarë

Juventusi ka mposhtur Sassuolon me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A.

Marketing

Zonja e Vjetër e nisi shumë keq ndeshjen ku iu lënduan dy lojtar në pjesën e parë. McKennie dhe Dybala u detyruan të largohen nga loja.

Në fund të pjesës së parë Obiang u ndëshkua me të kuq duke e lënë Sassuolon me 10 lojtar.

Danilon shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 51-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Defrel vetëm tetë minuta më vonë.

Fitoren Juventusi e gjeti vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht realizoi Ramsey në minutën e 82-të dhe më pas edhe Ronaldo në minutat shtesë.

Me këtë fitore, Juve ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, shtatë më pakë se Milani që është në krye të tabelës.

Marketing