Ka ndërruar jetë hoxha i xhamisë së fshatit të presidentit Thaçi

Ka ndërruar jetë Avdyl Krasniqi nga Vojniku i Skenderajit.

Marketing

Në një postim në facebook kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veseli, i cili Imamin është shprehur Krasniqi ishte trim i rrallë, shkruan gazeta inFokus.

Krasniqi njëherit ishte edhe imam në xhaminë e fshatit Burojë, vendlindjes së presidentit Hashim Thaçi.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, luftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt. Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”, ka shkruar Veseli.

Marketing