Ka rënë zjarr në një shtëpi në lagjen Draçevë

Brigada Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit mbrëmë ka intervenuar pasi që një zjarr ka shpërthyer në shtëpinë ngjitur me rrugën “Stari Novaqinja” në lagjen Draçevë.

Marketing

Nga zjarri janë djegur rreth 40 metra katrorë, ndërsa është shkaktuar dëm material prej një milionë denarësh.

Zjarri është raportuar në orën 02.45 minuta, ndërsa shuarja e zjarrit ka zgjatur deri në orën 04.05 minuta. Në terren janë dërguar 13 zjarrfikës me pesë zjarrfikëse.