Ka rilind Milanin, Ibrahimovic lumturon tifozët: Nuk jam larguar kurrë

Ardhja e Zlatan Ibrahimovic ka rikthyer optimizmin tek skuadra e Milanit dhe tifozët e saj.

Marketing

Me suedezin në fushën e lojës qoftë edhe si zëvendësues kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë 6 sfida dhe kanë barazuar vetëm me Sampdorian në Serie A. Fitorja me aromë kualifikimi në Kupën e Italisë ku Zlatan edhe shënoi golin e katër që vulosi gjithçka është shoqëruar edhe me një mesazh: “Nuk jam larguar kurrë”.

Një mesazh i thjeshtë por shumë domethënës i “bomberit” suedez. Një mesazh që tregon qartë se, pavarësisht qëndrimit për 7 vite larg “San Siros”, sulmuesi ka qenë gjithmonë pranë tifozëve dhe skuadrës.