Kabineti i Rexhepit akuzon për falsifikim të nënshkrimeve

I gjithë procesi gjyqësor para Gjykatës Themelore Shkupi II është i falsifikuar. Muzemil Osmani, shefi i kabinetit të reisit Sulejman Rexhepi, për gazetën KOHA ka deklaruar se është falsifikuar nënshkrimi i reisit kinse reisi ka dhënë dorëheqje. Ai, po ashtu shton se është falsifikuare mbledhja e riasetit, kinse ka marrë vendim për shkarkimin e reisit, shkruan KOHA.

Marketing

“Gjitha dokumentet janë falsifikuar dhe janë dorëzuar Gjykatën Themelore Shkup II. Në dokumentet e dorëzuar gjykatës shkruan se reisi ka dhënë dorëheqje, e riaseti ja ka pranu, por gjitha janë false. Gjykata në bazë të këtyre dokumenteve e ka emëruar Skendër Buzakun për reis, me kërkesë të atij”, thotë Osmani.

Marketing