Kacafytje në Kuvendin komunal të Skenderajt

Seanca e Kuvendit nuk ka shkuar edhe aq mirë sot në komunën e Skenderajt ku është votuar për buxhetin e komunës. Një kacafytje ka ndodhur brenda sallës ku po mbahej seanca ku pretendohet se është ëprdorur edhe një armë e ftoftë. Derisa asamblisti i Vetëvendosjes në këtë komunë Hysni Mehani thtoë se është sulmuar nga drejtori i Kulturës Ramiz Shala dhe truprojet e kryetarit Bekim Jashari, Shala e thotë të kundërtën.

Marketing

Ai madje Mehanin nuk e përmend fare si pjesë e kacafytjes ndërsa thotë se ishte asamblisti i Iniciativës 41000 Malsor Bejta që e ka filluar këtë ngjarje të pakëndshme. Shala tha për KosovaPress se pas kalimit të buxhetit të komunës, në pikën e dytë Bejta ka ofenduar kryetarin e komunës Bekim Jasharin dhe kryesuesen e Kuvendit Komunal Fatbardha Haliti, kjo e fundit është detyruar që të thërras sigurimin për ta larguar Bejtën nga salla.

Shala thotë se asamblisti i Iniciativës në atë rast e ka nxjerr një thikë ku kanë reaguar edhe asamblistët e PDK-së, ia kanë hequr thikën nga dora dhe e kanë ftuar Policinë.
“Kur ka ndodh kjo ngjarje dy asamblistët e VV-së Hysni Mehani dhe Vjosa Ramadani as që kanë qenë brenda në sallë sepse e kanë lëshuar seancën kur po prezantohej pika e dytë dhënia në shfrytëzim e disa objekteve. Malsori e ka nxjerr thikën dhe e ka sulmuar njërin nga asamblistët dhe mua. Normal që kemi reaguar”, tha Shala.

Por ndryshe nga Shala, Hysni Mehani tha se ai dhe Malsor Bejta janë sulmuar nga Shala dhe truprojat e kryetarit Bekim Jashari dhe nënkryetarit Nuredin Lushtaku.

Mehani i cili në momentin që është kontaktuar nga KosovaPress ka thënë se gjendet në stacionin e Policisë duke dhënë deklaratë thotë se arsyeja që është sulmuar ai dhe Bejta është se ky i fundit ka qenë duke transmetuar drejtpërdrejt seancën gjë e cila nuk i ka pëlqyer Shalës dhe truprojave të kryetarit.

Marketing