Kacarska arsyeton mos marrjen e datës për negociata me BE-në

Shtyrja e marrjes se datës për fillimin e negociatave për tre muaj, nuk duhet të dekurajojë qytetarët. Kështu tha Simonida Kacarska nga Instituti për politikë evropiane, sipas së cilës vendi duhet ta shfrytëzojë mirë këtë periudhë 3 mujore për të arritur deri aty ku është nisur. Ajo shtoi se më e mira për rajonin do të ishte që edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut të marrin datën për fillimin e negociatave.

Marketing

“Sipas ndodhive të fundit ne presim vendim për fillimin e negociatave në muajin tetorit. Por megjithatë me shpresë që konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhte në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm. Unë shumë shpesh them se duke marrë parasysh atë se sa ne kemi pritur mendoj se vonesa për 2-3 muaj nuk duhet të na dekurajojë, sepse do të vijojnë edhe shumë vendime të rënda gjatë negociatave. Nëse e kalojmë këtë pengesë të parë nuk do të thotë që kemi ardhur në fund të punës”, u shpreh Simonda Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane.

Vlladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane nga Serbia tha se fokusi i vendit duhet të jetë në reformat të cilat e përshpejtojnë këtë proces të integrimit.

“Njëra prej gjërave më të rëndësishme është që të përforcohet kapaciteti i administratës për negociatat, angazhimi i njerëzve që e dinë punën e tyre, theksi duhet të vendoset në kapitujt më të rëndësishme sipas BE-së, kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, për shkak se kjo është diçka që do të ndikojë në shpejtësinë dhe vullnetin e BE-së për zgjerimin e mëtutjeshëm”, tha Vlladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane në Serbi.

Për faktin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjenden në një pako, për të nisur procesin e hapjes së negociatave me BE-në, Medjak tha se asnjë vend nuk duhet të mbajë përgjegjësin e një shteti tjetër për mos realizmin e reformave, ose për situatën politike të krijuar në shtetet fqinjë, duke theksuar se secili vend duhet të marrë atë që meriton në bazë të arritjeve të saja.

Marketing