Gjyqtarja Dobrilla Kacarska, që dënoi Nikola Gruevskin me një dënim dyvjeçar, do të gjykojë rastin me inkursionin e dhunshëm më 27 prill të vitit të kaluar. Zgjedhja u bë nëpërmjet sistemit elektronik të shpërndarjes për rastet, të njohura si AKMIS.

Gjykata Penale informon se do të njoftojë gjithashtu kur do të fillojë ky proces, ku 30 persona janë akuzuar për terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues. Ne mesin e të pandehurve janë pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së, si dhe ish-drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov.