Kacarska: Gjykata nuk i pranon si prova bisedat e propozuara nga Ninxha

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor e cila udhëheq me lëndën e 27 prillit, Dobrilla Kacarska, në seancën e sotme ka thënë se me siguri 115 bisedat telefonike të propozuar nga i akuzuari Aleksandar Vasilevski- Ninxha, nuk do të pranohen si prova, ngase janë të siguruar në mënyrë të paligjshme.

Marketing

“Duke e pasur parasysh se këshilli ka bërë shumë përpjekje për lëndën dhe duke e pasur parasysh se nga gushti deri më sot, unë si Kryetare e Këshillit me dy bashkëpunëtor profesional jemi në punë shtatë ditë në javë me nga 15 orë, nuk do të lejojë të kalojnë lojëra në këtë gjykatë që të bëhet shkelje në lëndën. Kjo është arsyeja e vetme për të cilën do të shtyhet diskutimi”, ka thënë Kacarska.

Seanca për 27 prillin u anulua për nesër, për shkak se avokati i të akuzuarit Mitko Çavkov, nuk ka pasur kohë tëo mjaftueshme që t’i rregulloj provat e deklasifikuara nga MPB sipas listët së provave të propozuara nga gjykata.

Marketing