Kacarska: Ligji për amnisti është miratuar shumë herët

Ligji selektiv për amnisti i cili do të përfshijë pjesën më të madhe të të akuzuarve të ngjarjeve të “27 Prillit”, u votua në Kuvend, por shumë shpejt do të duhet të implementohet.

Marketing

Mirëpo është e paqartë se cilët të akuzuar saktësisht përfshinë ky ligj. Sipas ligjit të votuar secili i akuzuar në afat kohor prej pesë ditësh nga dita e hyrjes në fuqi, do të duhet të dorëzojnë kërkesa individuale deri tek Gjykata për tu amnistuar.

Gjykata i sjell vendimet pesë ditë pas pranimit të kërkesave, mirëpo paraprakisht mendim duhet të japë Prokurorja Vilma Ruskovska.

Gjykatësja Dobrila Kacarska e cila e udhëheq këtë procedurë gjyqësore, theksoi se ligji ka shumë paqartësi.
“Ligj të tillë më herët nuk kemi pasur. Sipas meje asnjë fakt nuk është i vërtetuar, deri sa nuk vërtetohet në praktikë, mirëpo për këtë duhet plotësisht të përfundojë procedura. Në këtë fazë nuk është dashur të hartohet një ligj i tillë dhe mendoj se është sjellur parakohe” – ka thënë Kacarska

Marketing